Mijëra të Kthyer nga Vendlindja për një Ditë, Ja çfarë po Kërkon Zvicra

Gjatë sezonit festiv, në aeroportet zvicerane kishte më shumë gjallëri se sa kishte pasur për një kohë të gjatë – edhe për shkak të faktit se qytetarët me prejardhje të huaj vizitonin familjet në atdheun e tyre të vjetër.

Sic raporton nau.ch pushimet kanë shkaktuar kokëçarje tek autoritetet zvicerane për javë të tëra, transmeton albinfo.ch. Ekziston një frikë e madhe se shumë njerëz mund të jenë infektuar në festat familjare.

Por, “bilanci i dëmtimit” në kuptimin e numrave të infeksioneve me koronavirus do të zbulohet në ditët në vijim.

Ndërkaq, në Zvicër, rregullat gjatë ditëve të pushimit ishin të rrepta. Maksimalisht dhjetë persona janë lejuar të qëndrojnë bashkë, restorantet ishin të mbyllura dhe grumbullimet në hapësirat publike, rreptësisht të kufizuara.

Shumë persona me prejardhje të huaj kanë udhëtuar në vendin e tyre për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Në veçanti diaspora e madhe kosovare ka treguar gatishmëri të madhe për të udhëtuar, përcjell albinfo.ch. Të paktën kështu tregojnë aterrimet e avionëve nga Prishtina.

Vetëm më 2 janar, afër 50 aeroplanë nga kryeqyteti kosovar kanë aterruar në Aeroportin e Bazelit; më 3 Janar ishin 25 aeroplanë.