Heroizmi i 7-vjeçarit, thyen dritaren dhe futet përmes flakëve për të shpëtuar motrën

Për Chris dhe Nicole Davidson nga Tenessee, ishte një mbrëmje si të gjithë të tjerat: ata vunë në gjumë tre fëmijët e tyre në orën 8 e 30, e më vonë ranë të flinin edhe vetë.

Pas disa orësh, Nicole u zgjua nga një erë e fortë tymi; shtëpia ishte pushtuar nga flakët, ndërsa vajza e saj 22 muajshe, Erin, ishte bllokuar në dhomën e saj.

Çifti arriti të nxirrte jashtë Elin-in, 7-vjeçar dhe djalin tjetër 2 vjeç, Elijah, por vajza ishte rrethuar nga zjarri.

U përpoqëm ta shpëtonim përmes dritares, por ishte e pamundur të mbërrinim tek ajo.

Atëherë Eli u ngjit, theu xhamin e hyri brenda e arriti të tërhiqte djepin”, rrëfen Nicole, e cila ende nuk e ka marrë veten nga episodi që mund t’i kishte kushtuar jetën asaj dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes se vet, por që fatmirësisht, pati fund të lumtur.

“Nuk mund të ishim më krenarë se kaq për Elin”, u shpreh gruaja. “Ai bëri diçka që një i rritur nuk e bënte dot”.

Zjarrfikësit thonë se kur mbërritën në vendngjarje, banesa ishte gllabëruar nga flakët, dhe ditën tjetër aty nuk mbeti më asgjë. Eli vetë rrëfeu për CNN se kishte arritur ta mposhte frikën, dhe kishte luftua, sepse nuk donte që ta humbiste motrën e tij.